Albin Kurti - Isa Mustafa

Isa Mustafa e uron Albin Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Mustafa ka deklaruar se qeveria e re nuk do ta ketë të lehtë, si dhe ka kërkuar që ekzekutivit t’i jepet hapësirë të punojë.

“Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime.

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

.