Isa Mustafa

Isa Mustafa e quan 'të mjerë' Gjeneral Daut Haradinajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një statusi në Facebook iu është kthyer temës së idesë për shkëmbim të territoreve.

Mustafa iu është përgjigjur ish deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt, duke thënë se gjatë mandatit sa Mustafa ka qenë kryeministër, askush nuk ka folu për shkëmbim të territoreve.

“Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Mustafës në Facebook:

Të nderuar qytetarë

Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.

E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM