Isa Mustafa autorizohet për negociata me Vetëvendosjen

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka autorizuar kryetarin e saj, Isa Mustafa për negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Kjo është konfirmuar nga burimet e KALLXO.com brenda kryesisë së LDK-së.

Autorizimi i Mustafës do të thotë se edhe zyrtarisht do të nisin negociatat në mes të dy partive.

Lëvizja Vetëvendosje haptas e kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në koalicion parazgjedhor me LDK-në me qëllim të sigurimit të shumicës së vendeve të Kuvend dhe formimin e qeverisë.