Isa Mustafa: Askush nuk mund ta trashëgojë rrugën e Rugovës përpos LDK-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa bashkë me kryesinë e LDK-së, si dhe me kryeministrin Avdullah Hoti dhe një pjesë të kabinetit qeveritar kanë bërë nderime pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Mustafa tha se si LDK po ecin në rrugën e trashëguar nga presidenti Rugova dhe se askush sipas tij nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë

“Sot jam këtu për të shpreh qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së të ecim në rrugën që e ka trasuar dhe lënë trashëgimi presidenti Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK dhe atyre që qëndrojnë punojnë që vepra ideja dhe kontributi i Presidentit Rugova të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, tha ai.

Mustafa shtoi se edhe LDK sikurse Kosova por edhe shqiptarët në tërësi e ndjenjën mungesën e një figure historike e cila sipas tij dha kontribut të veçantë dhe të pa riparueshëm për lirin, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.