Isa Mustafa në konferenë për media Foto: KALLXO.com

Isa Mustafa: As që e kemi shqyrtuar ofertën e Albin Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në një konferencë për media ka treguar se as që e kanë shqyrtuar ofertën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e numrit të ministrive.

“Ne nuk kemi hyrë ta vlerësojmë atë çfarë na ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje, sepse ne nëse e trajtojmë në organet tona, do t’i trajtojmë vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda me LVV-në. Në asnjë rast ne si LDK nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, s’kemi kërkuar ndryshim të ministrive e as këmbim të ministrive. Nuk e trajtojmë dhe nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë të LVV-së”, tha para mediave Isa Mustafa.

Ai madje ka thënë se nuk do të takohet me Lëvizjen Vetëvendosje në vazhdim për të diskutuar për këto çështje. Sipas tij, takimi i ardhshëm mund të zhvillohet vetëm për të arritur marrëveshje.

“Nuk shoh më asnjë arsye që të bisedojmë 3 orë dhe të dalim si memec para jush, të mos kemi çfarë të themi as juve e as qytetarëve. takimi i ardhëm mund të bëhet vetëm për të arritur te marrëveshja”, ka thënë Mustafa në mes tjerash.

“Nëse ka vullnet, marrëveshja arrihet brenda gjysmë orëve”, tha tutje ai.

“Nëse oferta e LVV është përfundimtare, atëherë edhe qëndrimet e LDK-së janë përfundimtare”, tha Mustafa.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!