Ironizimi i Mikullovci: Sot në mesditë (e jo në mesnatë) më vizituan Kurti e Konjufca

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvedosje Adem Mikullovci ka bërë të ditur së sot është vizituar nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.

Mikullovci ka ironizuar me “lobimin” për votë të Qeverisë Hoti ndaj deputetit të Nismës Haxhi Shala nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mikullovci në Facebook ka shkruar se në mesditë (e jo në mesnatë) është vizituar nga bashkëpartiakët e tij.

Mikullovci në këtë publikim, i është drejtuar Kurtit si kryeministër e Konjufcës si ministër, ndonëse këta të fundit nuk i mbajnë më këto pozita pas zgjedhjes së qeverisë së re.

Sot në mesditë(e jo në mesnatë)më vizituan Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca.

Publiée par Adem Mikullovci sur Samedi 6 juin 2020