Raketat e Iranit, Ilustrim: Pixabay
Irani bëhet pishman - e shtyn hakmarrjen ndaj Izraelit
Një zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se hakmarrja ndaj Izraelit për vrasjen e liderit politik të “Hamasit” në Teheran mund të shtyhet dhe se mund të marrë forma të ndryshme, duke sugjeruar se mund të jetë lënë pezull sulmi kundër Izraelit, ka raportuar gazeta “New York Times”.
Komentet i bëri gjenerali Ali Mohammad Naeini, zëdhënës i Trupave të Gardës Kombëtare Islamike, degë e forcave të armatosura të Iranit, që mendohet se do ta udhëhiqnin sulmin dhe që janë përgjegjëse për sigurimin e kufijve të Republikës Islamike Iraniane.
“Koha është në anën tonë, dhe ka mundësi që të marrë kohë të gjatë periudha e pritjes së kundërpërgjigjes”, ka thënë gjeneral Naeini në një konferencë për media, thuhet në pamjet që janë transmetuar nga mediat shtetërore. “Ka mundësi që kundërpërgjigja e Iranit nuk do të jetë përsëritje e operacioneve të mëhershme. Cilësia e kundërpërgjigjes, skenarët dhe mjetet nuk janë gjithnjë të njëjta”.
Përderisa gjenerali Naeini nuk e ka sqaruar se çfarë opsione po shqyrton Irani, referenca prej tij “sulmeve të mëhershme” duket se nënkupton sulmin iranian ndaj Izraelit në prill, kur Teherani zyrtar lansoi qindra raketa dhe dronë kundër armikut të përbetuar. Ky operacion ishte ndëmarrë në shenjë të hakmarrjes ndaj një sulmi izraelit në një Ambasadën irnaiane në Damask, Siri, ku mbetën të vrarë disa komandantë të lartë iranianë.
Komentet e gjeneral Naeinit sugjerojnë se është shmangur përkohësisht lufta e gjerë rajonale nëse Irani do ta sulmonte Izraelin.
Prej vrasjes së fundkorrikut të liderit të politik të “Hamasit”, Ismail Haniyeh në tokën iraniane – për të cilën Izraeli nuk e ka pranuar përgjegjësinë – liderët ndërkombëtarë kanë alarmuar pasi zyrtarët iranianë ishin zotuar për hakmarrje për vdekjen e tij. Duke i ndërlikuar edhe më shumë punët, forcat e “Hebzollahu”, mbështetura nga Irani në Liban, gjithashtu u zotuan për hakmarrje pas vrasjes së kryekomandantëve të tyre në Beirut menjëherë pas vrasjes në Teheran.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com