Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei - Foto: REL/AP

Iran: Khamenei do të falë 10 mijë të burgosur, në mesin e tyre edhe të burgosur politikë

Udhëheqësi suprem i Revolucionit islamik, ajetollah Ali Khamenei, do t’i falë 10 mijë të burgosur, në mesin e të cilëve edhe të burgosur politikë për të shënuar Vitin e Ri iranian, ka njoftuar televizioni publik.

“Ata që do të falen nuk do të kthehen në burg dhe afro gjysma e të burgosurve për arsye të sigurisë po ashtu do të falen”, ka deklaruar të mërkurën për televizionin publik zëdhënësi i pushtetit gjyqësor, i cili kishte treguar një ditë më herët se Irani do të lironte përkohësisht rreth 85 mijë të burgosur për shkak të epidemisë së coronavirusit, raporton Reuters.