Iran Badalli, i arrestuari në rastin e vrasjes së policit në Zhur

Personi i arrestuar mbrëmë në Zhur si i dyshuar në rastin e vrasjes së pjesëtarit të njësitit special të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të tjerë të Policisë është Iran Badalli.

Shpërthimi që rezultoi fatal për Sami Thaqin ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Zhur të Prizrenit.

Më herët, KALLXO.com raportoi se pjesëtari i policisë, Artur Mrasori, ka pësuar djegie në fytyrë dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.