Irak: Zjarr në spitalin “Covid”, 23 të vdekur

Të paktën 23 njerëz kanë vdekur në një zjarr në një spital që trajtonte pacientë me koronavirus në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Dhjetëra të tjerë u plagosën në flakën, e cila shpërtheu në spitalin Ibn Khatib të shtunën në mbrëmje.

Raportet thonë se një aksident kishte bërë që një rezervuar oksigjeni të shpërthente, duke shkaktuar flakën.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm per shkaqet e asaj që ai e quajti një “aksident tragjik”.

Deri më tani, ekuipazhi i urgjencës kishte shpëtuar 90 nga 120 pacientë dhe të afërm, e citoi atë të thoshte agjencia shtetërore e lajmeve INA.

Rreth “30 pacientë ishin në njësinë e kujdesit intensiv”, i cili ishte rezervuar për rastet më të rënda të Covid-19 në Bagdad, tha një burim spitali për agjencinë e lajmeve AFP.

Të plagosurit dhe pacientët të cilët nuk u lënduan janë dërguar me ambulancë në spitale të tjera afër. Mbrojtja Civile e Irakut tha se zjarri ishte nën kontroll nga orët e para të së dielës në mëngjes./21Media