IPK suspendon një zyrtar policor që dyshohet se sulmoi fizikisht një grua

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar një zyrtar policor pasi që ai dyshohet se mbrëmë në një lokal në Prizren, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Arbër Beka, zëdhënës në IPK.

“IPK është njoftuar për këtë rast dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për lëndim trupor dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt”- ka thënë Beka për KALLXO.com

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është zyrtari policor i policisë kufitare dhe ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Zyrtari policor i dyshuar në këtë rast ishte jashtë detyrës zyrtare dhe dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit. Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor i policisë kufitare është suspenduar”- ka shtuar Beka.