IPK: Rreshteri nga Peja sulmoi dhe kanosi policen

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se kanë suspenduar një zyrtar policor në Pejë nën dyshimin se ai, jashtë detyrës zyrtare, ka sulmuar fizikisht dhe kanosur një police.

IPK ka thënë se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Tutje është treguar se lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor”, është thënë në njoftim.

Tutje është treguar se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.