IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Prishtinë dhe Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë lidhur me dy raste të ndryshme.

Rasti i parë i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Pamje – Momenti kur polici e prangos të dyshuarin që u kishte ikur policëve nga spitali

Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri”  në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia.

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, dyshohet se kanosi zyrtarin policor në një kafene

Pamje nga incidenti në Prizren pas të cilit u arrestua ish-kryetari i OVL të UÇK-së

Lirohet ish-kreu i OVL të UÇK-së, pas incidentit në kafene