IPK rekomandon suspendimin e policit që arrestoi Faik Fazliun

Inspektorati Policor i Koosvës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor që ka arrestuar anëtarin e kryesisë së OVL-UÇK-së, Faik Fazliu.

Sipas IPK, zyrtari policor po hetohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri”  në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia.

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, dyshohet se kanosi zyrtarin policor në një kafene

Pamje nga incidenti në Prizren pas të cilit u arrestua ish-kryetari i OVL të UÇK-së

Lirohet ish-kreu i OVL të UÇK-së, pas incidentit në kafene