IPK po zhvillon hetime për neglizhencën e policëve gjatë sulmit ndaj gazetarit

Ani pse ndaj tyre Inspektorati Policor të Kosovës  kërkoi rekomandimin që të supsendoheshin me pagesë, një hetim ndaj dy zyrtarëve policor të cilët kishin qenë në vendin e ngjarjes kur u sulmua gazetari i portalit “IndeksOnline” po zhvillohet ende.

Në një përgjigje drejtuar KALLXO.com, IPK ka thënë se në koordinim me prokurorinë kompetente është duke zhvilluar procedurë hetimore ndaj dy zyrtarëve policor.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme publikoi pamjet ekskluzive të cilat demantuan Ministrin në detyrë Endrit Shala kur kishte thënë gjatë ditës së djeshme se nuk e kishte sulmuar gazetarin e Ensar Ramadani.

Në pamjet e publikuara nga KALLXO.com, shihet se gazetari Ensar Ramadani fotografon ministrin Shala deri sa ky i fundit gjendet para Emergnejncës në QKUK për shkak se një i afërm i tij ishte plagosur të martën.

Ani pse person zyrtar, Shalës i kishte penguar ky gjest i gazetarit ku më pas kishte kërkuar nga gazetari ta fshijë fotografinë e më pas e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

Dy zyrtarët policor që po qëndronin në QKUK, njëri nga ta sipas pamjeve tenton ta largoj Shalën nga gazetari e tjetri e sheh se Shala përsëri tenton të i afrohet Ensar Ramadanit por nuk reagon.

Në lidhje me këto pamje KALLXO.com ka kërkuar nga IPK të dijë veprimet e mëtutjeshme ndaj zyrtarëve policor.

Të njëjtit nuk kanë dhënë detaje pasi që sipas tyre, është faza e hetimeve.

Një ditë pasi kishte ndodhur sulmi ndaj gazetarit Ensar Ramadani, KALLXO.com kishte kërkuar sqarime për zyrtarët policor  nga ana e IPK-së.

Këta të fundit kishin thënë se për neglizhencën e zyrtarëve policor ishte marrë ankesa nga gazetari Ramadani.

“Në vazhdën e veprimeve hetimore IPK ka njoftuar prokurorin kompetent dhe në koordinim me të njëjtin janë ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj dy zyrtarëve policorë që kanë qenë prezent kur ka ndodhur incidenti. Hetimet e IPK-së janë duke u z hvilluar me dyshimin se zyrtarët policorë nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe për këtë dyshohet se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i  pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhej në njoftimin e IPK-së së datës  18 dhjetor. Ko

KALLXO.com vazhdimisht raportoi në lidhje me sulmin e gazetarit Ensar Ramadani nga ana e ministrit Endrit Shala.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com gjithashtu publikoi edhe sqarimin e ministrit Shala dhënë ekskluzivisht për KALLXO.com, sqarim ky i cili u demantua gjatë ditës së sotme.

Shala për KALLXO.com kishte thënë se nuk e kishte goditur me shuplakë gazetarin ndërsa kishte kërkuar falje për sic theksoi ai, komunikimin verbal.

Rrëfimi i gazetarit që thotë se u sulmua nga ministri Endrit Shala

Sulmi i Endrit Shalës ndaj gazetarit Polici mbanë duart në xhepa