
IPK po heton vdekjen e 19-vjeçarit, dyshohet se nga pakujdesia i shkrepi arma e babait të tij polic
Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK), ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin, ku një 19-vjeçar nga pakujdesia dyshohet se i ka shkrepur arma e babait të tij, zyrtar policor.
Sipas Policisë, dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004), në banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime të rënda që kanë shkaktuar vdekjen.
IPK ka thënë se hetuesit janë në vendin e ngjarjes aktualisht.
“Hetuesit janë akoma në vendin e ngjarjes përderisa rasti është duke u trajtuar në këtë fazë të hetimit si vdekje e dyshimtë. Veprimet tjera hetimore do të ndërmirren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit” – ka thënë IPK për KALLXO.com.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se dyshohet se viktima e rastit me inicialet E.K. data e lindjes 2004, në banesën e tij gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore që kanë shkaktuar vdekjen e viktimës.
Suharekë, 19 vjeçari nga pakujdesia dyshohet se vrau veten me armën e babait të tij