IPK: Nuk e po e trajtojmë rastin e suspendimit të policit, ai u suspendua nga Policia e Kosovës

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka thënë se rasti i suspendimit të policit, Amir Hoxha nuk është duke u trajtuar nga ky organ mbikëqyrës i forcave të rendit.

Siç thuhet në një sqarim për media, Amir Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të IPK-së.

“Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat  penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj. Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale”, thuhet në reagim.

Mbrëmë, zyrtari policor, Amir Hoxha njoftoi se është suspenduar përkohësisht nga puna pas një postimi në rrjete sociale ku kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzime dhe kërkoi pagesën për shujta.

Sindikata e Policisë së Kosovës ende pa reagim ndaj suspendimit të policit, Amir Hoxha

www.kallxo.com