FOTO - KALLXO.com - Polici i arrestuar nën dyshimet për keqtrajtimin e një të riu brenda Stacionit të Policisë
IPK kërkon suspendimin e një rreshteri dhe një polici
30.1.2021 - 17:02
Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e një rreshteri dhe një zyrtari tjetër policor.
Këto veprime erdhën në vazhdën e hetimeve të cilat janë duke u kryer nga IPK në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një të riu brenda stacionit policor Qendra në Prishtinë.
KALLXO.com mëson se suspendimi i dy zyrtarëve të tjerë policor erdhi pasi që edhe rreshteri edhe polici dyshohen se kishin pasur njohuri në lidhje me rastin e keqtrajtimit të një të riu brenda stacionit policor.
Rreshteri dyshohet se nuk kishte lajmëruar rastin, ani pse ishte në dijeni, ndërsa polici dyshohet se kishte marrë pjesë në keqtrajtim dhe inçizim e një të riu derisa polici H. K., e keqtrajtonte.