IPK: Kemi nisur hetim preliminar lidhur me arrestimin e kameramanit
03.2.2022 - 16:34
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetim lidhur me arrestimin e kameramanit gjatë ditës së sotme në Suharekë.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Arbër Beka, zëdhënës IPK-së.
“Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave dhe sqarimeve tjera në përputhje me mandatin ligjor dhe në koordinim më prokurorinë kompetente”, ka thënë Beka.
Albion Selitaj, kameraman i agjencisë së lajmeve ‘Ekonomia Online’, është arrestuar derisa po raportonte gjatë aksionit të Policisë në mbështetje të AKP-së për marrjen në administrim të ‘AgroKosova Holding’, ish NBI Suhareka.