IPK jep detaje për arrestimit e zyrtarit policor dhe atij korrektues

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për arrestimit e tre të dyshuarve, ku dy nga ta janë zyrtarë shtetëror.

KALLXO.com raportoi pak më herët për arrestimin e një polici, një zyrtari të shërbimit korrektues dhe një qytetari.

Tre të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje

“Hetuesit kishin pranuar informacione për këtë rast  përmes një ankese të adresuar në Inspektoratin Policor lidhur me dyshimin së një zyrtar policor, një zyrtar i shërbimit korrektues dhe një qytetar kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor duke ju referuar një incidenti që kishte ndodhur më 5 tetor 2020 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet tutje në komunikatë.

Arrestohet një polic, një gardian dhe një qytetar, u përfshinë në një incident