IPK heton policinë që ndaloi qytetarin që inçizoi 'shitjen e votës'

Inspektorati policor i Kosovës ka filluar hetime lidhur me veprimet e policisë karshi një qytetari që kishte dashur ta faktojë një shkelje me vota.

Një qytetar nga Prishtina është ndaluar të enjten nga policia pasi kishte xhiruar me telefonin e tij disa persona në një shoqatë bamirëse, duke dhënë pako me ushqim, në këmbim të votës.

Ai ka rrëfyer ekskluzivisht për KALLXO.com se pas 2-3 dite pasi ka xhiruar, është thirrur nga policia dhe është intervistuar e më pas ndaluar.

Edhe vetë policia, në reagimin e tyre ndaj rrëfimit të qytetarit ka pranuar se të njëjtin e kanë pasur në stacion dhe e kanë intervistuar.

KALLXO.com sot merr vesh se IPK e ka intervistuar për disa orë qytetarin ndërsa pritet që të vazhdojnë hetimet për zyrtarët policorë.

Policia përndjek qytetarin që filmoi ‘blerjen’ e votave