
Inspektorati Policor i Kosovës - Foto: KALLXO.com
IPK deklarohet pasi arrestohet i arratisuri nga Stacioni policor në Shtime
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është deklaruar për KALLXO.com pasi Policia e Kosovës ka arrestuar një person që u arratis nga Stacioni policor në Shtime më 4 maj.
Sipas raportit policor, i dyshuari , B. A. ishte arratisur duke kërcyer nga një dritare e stacionit policor në Shtime gjatë kohës kur ai pritej që të intervistohej.
Për këtë, IPK-ja ka konfirmuar se lidhur me këtë rast është njoftuar nga Policia e Kosovës.
Po ashtu në një përgjigje për KALLXO.com IPK-ja ka njoftuar se në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është duke u trajtuar nga Policia në aspektin administrativ disiplinor.
“Pas konsultave me prokurorin kompetent rasti është duke u trajtuar nga Policia në aspektin administrativ disiplinor në mungesë të elementeve të veprës penale”- thuhet në përgjigjen e PIK-së.
Fillimisht, para se të arratisej 41 vjeçarin B. A. ishte arrestuar nën dyshimin se së bashku me 61 vjeçarin A. A., kishin kryer një rast të kanosjes me armë ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishin kanosur J. V., 45-vjeçar.
Arrestohet pas katër ditësh i dyshuari që u arratis nga dritarja e Stacionit policor në Shtime