iPhone 12 i vitit të kaluar. Foto: The Verge

Iphone më i ri me 1TB kapacitet të magazinimit mund të prezantohet nesër me 14 shtator 

Një ditë para evenimentit të Apple ‘California Streaming’ në 14 shtator, një raport i ri nga analisti Ming-Chi Kuo thotë se ai pret që iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max të kenë secili një konfigurim të ruajtjes 1TB. Kuo gjithashtu thotë se iPhone 13 dhe iPhone 13 mini do të kenë konfigurime të ruajtjes prej 128 GB, 256 GB dhe 512 GB, por asnjë opsion 64 GB.

Kuo gjithashtu tha se ai pret që Apple të zbulojë AirPods 3 në evenimentin e së martës, por që Apple ndoshta do t’i mbajë në dispozicion AirPods 2. Ai paralajmëron se iPhone 13 mund të preket nga mungesat e zinxhirit të furnizimit, siç është raportuar më parë, por pret që do të ketë ndikim të kufizuar në dërgesat e iPhone 13.

Rrjedhjet dhe thashethemet e mëparshme kanë treguar për një formacion të iPhone 13 që do të përfshijë katër modele në të njëjtat madhësi si modelet e vitit të kaluar. Telefonat e rinj pritet të kenë kamera të përmirësuara që përfshijnë modalitetin e portretit të videos dhe një mënyrë astrofotografie, një lente ultra të gjerë të përmirësuar dhe një zmadhim optik më të mirë për regjistrimin e videos.

Thashethemet e tjera rreth Apple Watch 7 po parashikojnë një procesor më të shpejtë dhe një dizajn të ri harduerik, duke përfshirë ekranet më të mëdhenj dhe ekranet e reja të orëve. Edhe iPad Mini pritet të marrë një ridizajnim të madh gjithashtu.

Evenimenti vjeshtor i Apple fillon në orën 13:00 ET më 14 shtator dhe do të jetë një ngjarje virtuale që transmetohet nga Apple Park.

Përktheu: Nuhi Shala