Iphone i ri mund të vijë me 1 TB memorie të brendshme

Kompania Apple, ashtu sikurse çdo vit, në vjeshtën e këtij viti do ta  prezantojë modelin e ri të telefonit – iPhone 13.

Natyrisht, tashmë informacionet nga brenda kompanisë veçse po qarkullojnë në rrjetet sociale. 

Në këtë mënyrë, flitet se telefoni i ri iPhone 13 Pro do të mund ta ketë memorien e brendshme me kapacitet prej 1 TB (1 terabajt) dhe në rast se kjo del të jetë e vërtetë, ky model mund të ketë dyfish më shumë hapësirë për memorie krahasuar me telefonin e vitit të kaluar.  

Modeli i parë i iPhone i cili kishte 512 GB memorie të brendshme ka qenë modeli XS.