Ermal Sadiku, investitor në IT. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Investitori i IT-së nga Gjermania: Rinia janë frustruar me emërimin e Zafir Berishës

Ermal Sadiku, investitor i Teknologjisë Informative në Kosovë ka treguar  në emisionin “Jeta në Kosovë” se kur ishte kthyer në Kosovë pas studimeve në Gjermani, nuk i është dhënë fare hapësirë.

“Skam parë asgjë të hajrit në atë kohë dhe kam parë gjëra aq të këqija dhe të bllokume. Kam ndejt një vjet pa punë dhe kam qenë i keqtrajtuar prej shumë institucioneve e sene. Kam magjistraturë prej një nga universitetet me të mira në Gjermani, përvojë pune, certifikime, etj. edhe kam ditur, por nuk më është dhënë hapësirë”, ka thënë Sadiku.

Ai shtoi se rinia janë frustruar me emërimin e Zafir Berishës si koordinator pasi që nuk mund të gjejnë punë.

“Ato që e kam përjetuar unë e përjetojnë sot rinia cdo ditë dhe për atë ka frustrim dhe nuk e kanë pas fatin me nis diçka vet dhe se kanë mundësinë me gjet një punë”, shtoi Sadiku.

.