Investimi në rrugën “Lugina e Diellit” në Zveçan nuk është në planet e komunës

Rruga “Major Tepiq” në lagjen “Obiliqeva” e Komunës së Zveçanit është duke u asfaltuar.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili thotë se përfundimi i rrugës pritet të bëhet në fillim të muajit shtator.

“Është një pjesë që komuna e shtron atë lagje, riparimi i rrugës, ndërsa në anën tjetër shtrimi i asflatit. Ka fillu dje dhe sot ka vazhdu. Diku 90 ose 92 mijë euro i kemi nda për këtë projekt. Afatin e përfundimit e ka me 03.09.2024”- ka thënë Peci.

Asfaltimi i rrugës “Major Tepiq” në lagjen “Obiliqeva” në Zveçan – Foto: Ilir Peci

I pyetur se a është në planet e komunës së Zveçanit asfaltimi dhe intervinimi në “Luginën e Diellit” në Zveçan, lagje kjo për të cilën KALLXO.com në vitin 2017 raportoi se krejt në heshtje, projekti i mbështetur nga qeveria e Serbisë për t’u ofruar strehim rreth 300 familjeve të serbëve të kthyer në veriun e Kosovës ka qenë prezent asokohe.

Sot, kryetari Peci tha nuk e ka ndërmend të intervenoj për ta asfaltuar këtë rrugë.

“Prej komunës nuk është në plan. U punu në lagje prej ish qeverive, paraleles serbe. Derisa u punu prej dikujt tjetër një lagje, unë nuk e kam ndërmend me ndërhy aty”- ka thënë Peci për KALLXO.com.

FOTO – Vazhdon Projekti ‘Lugina e Diellit’ në Zveçan