Ilustrim

Investimet kapitale në rrjetin e shpërndarjes së energjisë për vitet 2018-2022, do të auditohen

Investimeve kapitale të cilat janë realizuar në rrjetin e transmetimit dhe të shpërndarjes prej vitit 2018 deri në vitin 2022, do të verifikohen e auditohen.

Për realizimin e këtij shërbimi për nevoja të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE),  Agjencia Qendrore te Prokurimit (AQP) ka nisur procedurat tenderuese, në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës “e-prokurimi”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë, është 200,000 euro, e cila pritet të ketë kohëzgjatje 6 muaj nga dhënies së kontratës.

Për këtë aktivitet të prokurimit, lloji i procedurës së përdorur është i hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Data 31.08.2022, është caktuar edhe afati i funfit për pranimin e tenderëve nga operatorët ekonomik të interesuar.

Çka kërkohet të auditohet e verifikohet?

Sipas kërkesave nga dosja e tenderit, thuhet se me qëllim të vlerësimit dhe verifikimit të investimeve të realizuara në periudhën 2018-2022 (periudha rregullative), ZRRE në planin e punës të vitit 2022 do të kryej aktivitetin e vlerësimit dhe verifikimit financiar për investime kapitale të realizuara në rrjetin e Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH-së).

Tutje përmendet se një vlerësim dhe verifikim i tillë do ti duhej ZRRE-së për të kuptuar se a janë realizuar investimet e parapara sipas planit investiv, dinamikës së investimeve, implementimi i projekteve duke respektuar procedurat bazuar në praktikat rregullatore dhe legjislacionit në fuqi dhe realizimit të projekteve me kosto të arsyeshme

Afati i përfundimit të aktiviteteve nga ana e OE do te jetë 6 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes.