Intervistohet një dëshmitar në Polici për rastin e zjarrvënies në një shtëpi në lagjen “Kroi i Vitakut”
17.9.2024 - 21:17
Një person në cilësinë e dëshmitarit është duke u intervistuar në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës.
I njëjti po intervistohet për rastin i cili ndodhi paraditën e sotme, ku një shtëpi dyshohet se është sulmuar me koktej molotovi në lagjen “Kroi Vitakut” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Jemi duke e intervistu një person si dëshmitar. Pas intervistës e shohim a mbetet dëshmitar apo e shndërrojmë në të dyshimtë”- tha Elshani për KALLXO.com.