Foto: KPK

Intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit do të transmetohet në RTK

Këshilli Prokurorial i Kosovës me propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që procesi i intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror të jetë i hapur për publikun.

Sipas këtij vendimi ky proces do të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në Radiotelevizionin Publik të Republikës së Kosovës (RTK).

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që konceptdokumentet  e të gjithë kandidatëve të publikohen në uebfaqen zyrtar të sistemit prokurorial.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të KPK-së.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces.

Përmbyllet procesi i intervistimit të kandidatëve për prokurorë