Intervistë me shkrimtarin Gani Jakupi - LIVE

Në emisionin Kallxo Përnime po transmetohet intervista me shkrimtarin dhe artistin Gani Jakupi.

Në këtë intervistë përballë gazetares Jeta Xharra, shkrimitari Jakupi rrëfen për themelimin e festivalit të parë të romanit grafik në Kosovë ‘Granfest’.

Jakupi po ashtu shpjegon se çka është romani grafik, sa libra të tillë ka në Kosovë dhe pse ka vendosur që ta themelojë një festival të tillë në Kosovë.

Gjithashtu, Jakupi në këtë intervistë rrëfen për jetën e tij personale, nga ikja për në Francë në rininë e tij, e deri te shkrimi i romanit të parë grafik, që për temë ka luftën në Kosovë dhe si e ka përjetuar artisti atë.

Pse sipas Jakupit, gegërishtja është dialekti adekuat për t’u përdorur në romane grafike apo në ‘stripa’?

Si i zbuloi Jakupi sekretet e luftës guerile në Kubë përmes materialeve ekskluzive arkivore, që i gjeti pas 10 viteve punë për librin “Komandanti Yankee”?

Emisioni po transmetohet në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com