Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Intervistë me Ramiz Lladrovcin

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci flet gjerësisht për kolegët e tij – kryetar komunash të cilët ia kanë kontestuar vendin e parë në raportin e performancës së Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Kreu i Drenasit tregoi planet për projektet kapitale që planifikon t’i kryejë me grantin mbi gjysëm milioni që e fitoi.

Kush janë “xhelozët” brenda PDK-së që nuk po e duan Lladrovcin si kryetar?

Cilin biznesmen e ka raportuar Lladrovcin tek Auditori?

A duhet Sami Lushtaku që të kandidojë për kryetar të Skenderajt?

A ka privatizuar prona ai nga AKP-ja?

Lladrovci tutje jep përgjigje edhe për shqetësimet e qytetarëve të kësaj komune të cilët kanë raportuar në KALLXO.com.