Intervistë me presidentin e Maltës dhe me zv.ministren e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” është duke u transmetuar intervista me presidentin e Maltës, George Vella.

Si janë marrëdhëniet diplomatike por edhe ato ekonomike mes Kosovës dhe Maltës?

Pse Malta kishte shërbyer si oazë për regjistrimin e kompanive fiktive për oligarkë kosovarë?

Pasi që “Panama Papers” e zbuloi Maltën si vend ku njerëzit e pasur i lajnë paratë, si u fut Malta në “listën e hirtë” të Evropës dhe çfarë reforma u desh të bëjë ky shtet për të dalë nga kjo listë e vendeve që shpëlajnë para?

Si mund t’i ndihmojë Malta Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione të tjera ndërkombëtare?

Gjithashtu ndiqeni intervistën me zëvendësministren e Kanadasë, Anita Vandenbeld, e cila flet për ndihmën që po tenton t’i japë Kosovës për ta regjistruar në programin e NATO-s të Partneritetit për Paqe dhe në programe të tjera ushtarake të Kanadasë në të cilat gjenden vendet e tjera të Ballkanit por Kosova ende jo.