Intervistë me Mark Galeotti - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me Mark Galeotti, ekspert dhe historian i njohur i Rusisë.

Në këtë intervistë, historiani flet për implikimet që mund të ketë lufta e Ukrainës në Ballkanin Perëndimor, pra edhe në Kosovë.

Cila është lufta hibride që zhvillon Rusia në shtetet e Ballkanit sipas teorisë së “armëtizimit të gjithçkafit” (Weaponisation of Everything) librit të Galeotti?

Çfarë mësimi mund të marër Kosova nga thyerja e etiketës diplomatike që ka bërë Ukraina?

A duhet të ketë përshpejtim të hyrjes së Kosovës dhe shteteve të tjera në NATO dhe BE?

Çka duhet bërë që Ukraina ta njohë Kosovën si shtet?

Si ndodhi që brenda 22 javëve Ukraina t’i rezistojë një ushtrie që ka zgjatur 22 vjet për t’u formuar dhe është menduar e fortë dhe si nuk u parashikua kjo nga njohësit e Rusisë?