Intervistë me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Kryetari i KQZ flet për sulmin ndaj zyrtarëve të lartë në veri të Mitrovicës.

Çfarë raporti ka marrë KQZ nga Policia pas sulmit ndaj zyrave të KKZ-së në veri?

Çfarë thotë kryetari i KQZ-së për akuzat se u emërua politikisht?

Pse drejtori i Zyrës për Regjistrim, Financa në KQZ nuk kaloi vlerësimin e britanikëve?

Ndërsa, në pjesën e dytë të emisionit do të transmetohet konferenca për sigurinë kibernetike.

Të ftuar për të diskutuar për mungesën e edukimit medial dhe lajmet e rreme te komunitetet në Kosovë janë: Millan Stojanoviq nga ‘Graçanica Inovation Center’, Fatmir Menekshe nga Radio ‘Romano Avazo’, Raif Kirkul nga media ‘Kosova Haber’ dhe Berzat Berzati nga media ‘Kosova Info’.