Intervistë me kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi - LIVE

Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ po transmetohet intervista me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin.

Në këtë intervistë Krasniqi tregon se a ka qenë ndonjëherë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeshefi i KEK-ut gjithashtu flet për telefonin që ndërmarrja e ka blerë në vlerë 1 mijë euro, pikërisht për nevojat e kryeshefit.

Sa po prodhon momentalisht rrymë Kosova dhe kush është përgjegjës për rënien e bllokut 2 “Kosova B”, sipas Krasniqit, KEK-u apo KOSTT?

Nagip Krasniqi në këtë intervistë gjithashtu flet se kush ka blerë energji elektrike me paratë e Qeverisë së Kosovës  dhe sa i ka mbetur borxh kompania private KEDS – KEK-ut që nga shtatori i vitit të kaluar.

Krasniqi në këtë emision tregon edhe se sa ka shitur Kosova qymyr gjatë vitit 2021.