Intervistë me ish-drejtorin e Zërit të Amerikës, Elez Biberaj
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista e gazetarit shqiptar të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj.
Biberaj na kthen pas në kohën e luftës në Kosovë duke na treguar se si kishte raportuar Zëri i Amerikës gjatë asaj kohe.
Gjatë emisionit do të transmetohen deklarata e intervista të shkrimtarëve shqiptarë – Rexhep, Qosja, Ismail Kadare e të politikanëve – Ibrahim Rugova, Haxhim Thaçi, veprimtarit Adem Demaçi e politikanit serb, Vuk Drashkoviq.
Biberaj tregon edhe për vizitën e Nënës Terezë në Shqipëri në vitin 1989 dhe për intervistën që kishte realizuar me të dy vjet para se ajo ta vizitonte Shqipërinë.
Si u pritë lajmi i Ismail Kadaresë që kërkonte azil politik në Francë më 25.10.1990? Çfarë kishte deklaruar Rexhep Qosja për këtë kërkesë të Kadaresë?
A e mbështeti Rexhep Qosja idenë e Kadaresë për t’i ribotuar veprat e shkrimtarit Gjergj Fishta?
Çfarë kishte deklaruar Ibrahim Rugova për fjalimin e Millosheviqit në 600-vjetorin e Betejës së Kosovës? Pse ky deklarim i Rugovës i nxori probleme gazetarit Elez Biberaj te Zëri i Amerikës?
Çka kishte thënë për Zërin e Amerikës, veprimtari Adem Demaçi shtatë ditë pasi u lirua nga burgu, gjatë bombardimeve në Kosovë e për funeralin e Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij?
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më shumë për përvojën e gazetarit Elez Biberaj, ndiqni intervistën e tij në “Kallxo Përnime”.