Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Intervistë me Drita Hajdarin, prokurore e Prokurorisë Speciale

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” do të ndiqni intervistën me prokuroren e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdarin.

Cilat ishin dëshmitë e Prokurorisë Speciale që çuan në dënimin e Zoran Vukotiqit, ish-polic serb i akuzuar për dhunim seksual të një shqiptareje nga Vushtrria gjatë luftës në Kosovë?

Si është hetuar krimi i përdhunimeve ndaj grave e vajzave në Vushtrri?

Kur dhe ku është takuar prokurorja me viktimën?

Si do të trajtohen rastet e tjera të dhunimeve nga forcat serbe gjithandej Kosovës?

Cilat janë dëshmitë e mbledhura gjatë hetimeve për masakrat e Reçakut, Izbicës, Gjakovës dhe në tjera vende të Kosovës?

Për këto dhe shumë të tjera sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe KALLXO.com.