Intervistë: Hajrulla Çeku - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në këtë intervistë ministri tregon se a do të vazhdojë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës, projekt i anuluar pas debateve për rolin e Devës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Ministri tregon se kush është burimi i keqinformimit për shtëpinë e Xhafer Devës dhe për vetë figurën e Xhafer Devës.

Gjithashtu, ministri tregon pse u anulua konkursi për blerjen e veprave të artit.

Ministri tregon se sa milionë euro do të jetë buxheti për kinematografinë dhe flet edhe për zgjedhjen e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.