Pranvera Zejnullahu Raci

Intervistë ekskluzive me Pranvera Zejnullahu-Raçin - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista ekskluzive me Pranvera Zejnullahu-Raçin, u.d. drejtoreshën e SHSKUK-së e cila dha dorëheqje pas gati 6 muaj në këtë pozitë:

Cilat ishin sfidat e menaxhimit të SHSKUK-së për Zejnullahu-Raçin?

Në çfarë rezistence hasi kur deshi t’i digjitalizojë dhe evidentojë edhe prezencën e stafit në punë edhe hyrje-daljet e materialeve si: sapunë e letra nëpër klinika?

Pse nuk ka pas kartelë secili pacient në onkologji, që do të evidentonte historinë e barnave që i ka marrë secili pacient?

Çka po ndodh në Onkologji, ku po kërkohet që barnat e shtrenjta të përdoren për lloje të ndryshme të kancerit duke e rritur në miliona shumën?

Pse s’ka barna, çarçafë, penj, letra, sapun e materiale tjera në SHSKUK?

Pse është ndal së punuari rezonanca magnetike pasdite dhe në vikend si ka punuar para dy viteve, duke e rritur kështu listën e pritjes deri në 2024?

Pse s’po punohet operacioni i strokut në tru në SHSKUK që është punuar para dy viteve duke i shtuar kështu buxhetit të shtetit shuma 25-50 mijë euro të trajtimit jashtë shtetit ose paralizë të njerëzve që i rrok infarkti në tru?

A po i kthehen favoret kryetares së Bordit të SHSKUK-së duke ja punësuar pronaren e stomatologjisë ku ka punuar privat tash në stomatologji?

Si po performojnë drejtorët e klinikave që u ndërruan në 2022, proces ky që po hetohet pas akuzave se drejtorët u zgjodhën pa i plotësuar kriteret?

Sa janë rritur të hyrat e SHSKUK-së pasi parkingu ka kaluar prej menaxhimit privat në atë publik në këtë institucion?

A do jetë Pranvera Zejnullahu-Raçi e dëgjueshme për bordin e SHSKUK-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë apo do të japë dorëheqjen?