Intervistë: Admir Shala - LIVE

Sonte në #KallxoPërnime transmetohet intervista me Admir Shalën, ekspert për energji termike, i cili ka udhëhequr Ngrohtoren e Gjakovës dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë deri në prill të këtij viti, e tash punon në Ngrohtoren e Dublinit.

Pse u injoruan propozimet e ekspertëve të energjisë efiçiente, duke përfshirë edhe Shalën, në Strategjinë e Energjisë që e publikoi Ministria e Energjisë?

Çka do të ndodhë pas investimit 200-milionësh në bateri, të cilat nuk kanë jetëgjatësi të mjaftueshme për ta arsyetuar investimin që planifikon ta bëjë Qeveria?

Pse në Strategji të Energjisë nuk janë të planifikuara ngrohtore të reja për qytete të Kosovës, të cilat janë plot ndërtime të larta, gjë që do ta ulte nevojën për ngrohje me rrymë në gjithë Kosovën?

Si po kthehet nxehtësia që e lëshojnë serverët e “Amazon”-it dhe kompanive tjera të mëdha në energji për ngrohje të qytetarëve në Irlandë?

Si dhe ndiqeni hulumtimin e KALLXO.com rreth aksionit të realizuar bashkë me Inspektoratin e Punës në një “call center” në Prishtinë, ku janë identifikuar dhjetëra shkelje të të drejtave të punëtorëve.