Intervista për IQ, Dukagjin Lipa: Sunny Hill po ndihmon në ndryshimin e retorikës rreth Kosovës si një vend i shkatërruar nga lufta

Dukagjin Lipa ka folur për platformën e muzikës, IQ, për rritjen e shpejtë të festivalit Sunny Hill në Kosovë.

Prishtinaliu e themeloi festivalin ndërkombëtar në qytetin e tij në vitin 2018, ku kryefjalë ishte vajza e tij, sensacioni i pop-it Dua Lipa.

“Është një çështje familjare dhe jam shumë krenar”- thotë Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu menaxhon Duan dhe drejton agjencinë e tij të komunikimeve në kryeqytetin e Kosovës.

“Unë kontraktoj artistët dhe përdor rrjetin tonë privat ndërsa Dua promovon festivalin me gjithë zemër – ajo është këtu çdo vit për katër ditë të plota. Këtë vit, djali im [Gjini] ishte shumë i përfshirë në rezervimin e pjesës hapëse dhe artistëve amerikanë. Vajza ime Rina ka punuar në festival që nga mosha 17 vjeç – ajo bën një punë të mrekullueshme me mikpritjen për artistët. Dhe gruaja ime [Anesa] është përgjegjëse për pamjen dhe ndjenjën e festivalit dhe fshatin e artistëve.”

Në pesë vitet e kaluara, Sunny Hill ka sjellë yje duke përfshirë Miley Cyrus, J Balvin dhe Calvin Harris në Prishtinë, duke vendosur Kosovën në hartën e muzikës live.

“ME KËTË KASTË TË ARTISTËVE, MENDOJ SE PO KONKURROJMË ME DISA NGA FESTIVALET KRYESORE NË EVROPË”

Edicioni i katërt u mbajt javën e kaluar (25–28 korrik), me një kastë të artistëve tjetër të shkëlqyer duke përfshirë Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers dhe Groove Armada.

“Me këtë kastë të artistëve, mendoj se po konkurrojmë me disa nga festivalet kryesore në Evropë. Jemi shumë krenarë me të”- thotë Dukagjin Lipa për IQ.

Edicioni i këtij viti, i cili u mbajt në një vend të ri, tërhoqi 35,000 njerëz çdo ditë dhe vendosi një rekord të ri të pjesëmarrjes në Kosovë.

“Nuk mund ta shpreh mjaft gëzimin kur e shoh këtë festival të bëhet ajo që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Kur e sheh se po rritet dhe bëhet diçka më shumë se ç’mund të kishim ëndërruar ndonjëherë” – shkroi këngëtarja Dua Lipa në X më 29.07.2024.

Të dhënat shënojnë një rritje të madhe në pjesëmarrje që nga edicioni i mëparshëm i Sunny Hill, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë në Prishtinë në 2022 me 15,000 pjesëmarrës në ditë. Ato vit, një festival shtesë me një ‘lineup’ të ndryshëm u mbajt në Tiranë në festimin e titullit të qytetit si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

“KAPACITETI I LOKACIONIT TË RI ËSHTË I MADH KËSHTU QË JEMI TË PËRGATITUR PËR VITET QË DO TË VIJNË”

Me një zgjerim që ishte shumë i nevojshëm, Sunny Hill Festival kapi vitin 2023 për ta zhvilluar një lokacion të ri “të madh” në fshatin Bërnicë e Poshtme, një udhëtim 15-minutësh nga qyteti.

Lokacioni prej 17 hektarësh, të marrë me qira për 99 vjet nga Komuna e Prishtinës, funksionoi “jashtëzakonisht mirë” për rikthimin e festivalit në 2024, sipas Dukagjin Lipa.

“Ne jemi shumë krenarë që e kemi kthyer një kantier ndërtimi në park” – thotë ai për IQ. “Lokacioni ishte plot me mbeturina, të hedhura pas ndërtimit të autostradës aty pranë, dhe na u desh një vit punë dhe për ta nivelizuar. Ne gjithashtu kemi mbjellë rreth 700 pemë.”

Zhvillimi i lokacionit do të vazhdojë para Sunny Hill 2025, me më shumë gjelbërim që do të shtohet dhe infrastruktura që do të përmirësohet, por Dukagjin Lipa thotë se festivali e ka gjetur shtëpinë e vet në një periudhë afatgjate, me shumë hapësirë për rritje.

“Kapaciteti i lokacionit të ri është i madh kështu që jemi të përgatitur për vitet që do të vijnë”- thotë ai. “Shpresojmë që vitin e ardhshëm, të kemi 40,000 njerëz dhe ta rrisim atë për pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme deri sa të arrijmë kapacitetin e plotë prej 90,000.”

“SUNNY HILL PO NDIHMON NË NDRYSHIMIN E RETORIKËS RRETH KOSOVËS SI NJË VEND I SHKATËRRUAR NGA LUFTA”

Një nga motivet e familjes për rritjen e Festivalit Sunny Hill është të ndihmojë në evoluimin e perceptimit të Kosovës si një vend i shkatërruar nga lufta pas luftës së Kosovës në fund të viteve 1990.

“Sunny Hill po ndihmon në ndryshimin e retorikës rreth Kosovës si një vend i shkatërruar nga lufta dhe po e tregon atë me një perspektivë tjetër”- thotë Dukagjin Lipa.

“Për edicionin e parë dhe të dytë të festivalit, ishte pak më e vështirë të bindje artistët e kalibrit ndërkombëtar të vinin këtu… ata nuk e dinin se çfarë të prisnin.

“Por vizitorët ndërkombëtarë janë shumë të kënaqur – Kosova është ndoshta vendi më progresiv në Ballkan dhe të rinjtë në këtë vend janë shumë ‘cool’ dhe të informuar.

“Plus, artistët na kanë lavdëruar për produksionin dhe mikpritjen tonë dhe energjinë e pakrahasueshme të publikut tonë dhe industria e muzikës është e vogël kështu që fjala është përhapur.”

Fjala është përhapur edhe jashtë industrisë së muzikës, me festivalin që tërheq 45% të vizitorëve ndërkombëtarë. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të çmimit prej 200 euro të biletës që është i shtrenjtë në Kosovë por konkurrues në Evropë.

“Është një çmim i mahnitshëm”- thotë Dukagjin Lipa. “Ne jemi festivali më i lirë në Evropë për të parë akte madhore.”

Sunny Hill Festival do të rikthehet në Prishtinë vitin e ardhshëm./IQ

IQ është platforma kryesore globale e lajmeve për biznesin e muzikës live. Lajmet, artikujt, informacionet dhe analizat e IQ-së lexohen nga 100,000 profesionistë në mbarë botën çdo muaj. IQ boton një revistë të rregullt, disa raporte vjetore dhe një përmbledhje të përditshme të lajmeve, IQ Index. IQ përfshin gjithashtu ILMC, konferencën kryesore ndërkombëtare të industrisë së muzikës live dhe Forumin e Festivalit Ndërkombëtar (IFF).

Artikulli fillimisht është publikuar në IQ.