Intervenimi në Siri, Volkswagen pezullon investimin 1.4 miliard dollarë në Turqi

Gjiganti gjerman Volkswagen ka pezulluar një investim të planifikuar prej 1.4 miliard dollarë në Turqi, si rezultat i ofensivës ushtarake të këtij shteti në Siri, raporton CNN.

Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve i cili operon 122 fabrika prodhimi në të gjithë botën, po përgatitej të merrte një vendim përfundimtar për një fabrikë të planifikuar në provincën perëndimore Manisa të Turqisë.

“Vendimi për impiantin e ri u shty nga bordi i menaxhimit të Volkswagen AG,” tha kompania në një deklaratë. “Ne po përcjellim situatën me kujdes dhe jemi të shqetësuar për zhvillimet e tanishme.”

Investimi prej 1.3 miliard eurosh (1.4 miliardë dollarë) thuhet se ishte planifikuar për të prodhuar Volkswagen (VLKAF) Passat dhe Skoda Superb. Volkswagen Group tashmë ka një fabrikë në Turqi, e cila prodhon automjete komerciale për filialin e saj MAN.

Përgatiti: Senad Durguti