Foto: KRU Prishtina

Intervenimet e sotme të ujësjellësit në rajonin e Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për intervenimet në rrjet që pritet të bëjë sot.

Intervenimet do të kryhen nëpër disa rrugë e lagje të Prishtinës dhe rajone të saj si Fushë-Kosova.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit thuhet se do të intervenojnë në rrugën”Vicianum”, sheshin “Skënderbeu”, sheshi “Zahir Pajaziti”, rruga “Iljaz Shkodra”, rruga “Shaip Kamberi”, rruga “Fuad Dibra”, shkolla “Hilmi Rakovica”, lagjja Matiqan dhe fshati Uglar në Fushë-Kosovë.