Ilustrim - Policia në aksion

Intervenimet e policisë për shpërndarjen e qytetarëve të grumbulluar në lokalet e Suharekës

Policia e Kosovës ka hapur katër raste për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë në Suharekë.

Policia ka njoftuar se në katër raste të ndara ka intervenuar për shpërndarjen e qytetarëve të cilët janë grumbulluar para lokaleve, dhe të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit rastet janë hapur në rrugën “Brigada 123”, dy raste në rrugën“Hasan Prishtina”, dhe një rast në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

Në këto katër raste, policia ka intervistuar katër pronarët e këtyre lokaleve, dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedourë të rregullt.