Interpretimi i "Pakëz në ëndërr, pakëz në zhgëndërr" në Kullën e Jasharëve, flet dirigjenti Memli Kelmendi

Sonte në #KallxoPërnime po transmetohet intervista me dirigjentin e korit “Siparantum”, Memli Kelmendi.

Kelmendi tha se kori “Simperantum” ka realizuar një video-klip të interpretimit të këngës së kompozuar nga kompozitori Baki Jashari e shkruar nga Din Mehmeti, ‘Herë në ëndërr herë në zhgëndërr’.

“Mendoj që vepra, ‘Pakëz andërr pakëz zhgëndërr’ është një ndër këngët më të bukura edhe që i prek emocionin motivet tona dhe prek kulturën tonë. Kompozitori Baki Jashari e ka kompozuar këtë vepër në 1986”- tha ai.

Ky video-klip është xhiruar në Kullën e familjës Jashari në Prekaz.

Dirigjenti Kelemendi rrëfën në #KallxoPërnime se si erdhën deri tek ideja e realizimit të videoklipit në Prekaz.

“Populli ynë është dëshmi e rezistencës dhe sakrificës. Popull i cili ka vuajt dhe luftu për të drejtën e vet ashtu ka qenë dhe familja emblematike Jashari. Në periudhën kur është shkru lidhet drejtpërdrejt edhe me luftën e fundit në Kosovë. Ideja e video-klipit më rrinë në kokë tash e disa vite ai vend për mua është i shenjët që drejtpërdrejt e prek një zemer cdo njeri. Sepse nga aty ka rrjedh gjithçka edhe liria që e kemi sot. Dy anëtarët e korit që vijnë prej Skenderaj jemi taku me Lulzimin dhe kemi diskutu shumë. Jemi taku edhe me thënë të drejtën një bisedë dhe takim emocional. Mënyrën që na ia kemi prezentu që pse po dëshirojmë që video-klipin aty”- tha dirigjenti Kelmendi.

“Lulzimi (Jashari) ka qëndruar me neve gjatë tërë kohës së xhirimeve. Ne përmes fytyrës së tij kemi pa edhe sfondin e familjes. Jam jashtëzakonisht falënderues ndaj tyre qw na kanw ndihmuar për të sjellë këtë version artistik”- rrëfen momente nga xhirimi i video-klipit.

Kori “Simperantum” numëron gjithsej 50 anëtarë ndërsa të gjithë janë vullnetarë.

Gjatë emisionit #KallxoPërnime, Kelmendi ka treguar për idenë e krijimit të korit “Simperantum”

“Kur kam qenë student shpeshherë kam thënë se nëse unë rritem në aspektin e suksesit dhe nëse ndonjëherë ne do të formojmë kor patjetër që ka me qenë ndryshe prej skenës muzikore. Më kujtohet paraqitja jonë e parë në Prishtinë në vitin 2017. Kori ynë ka qenë diçka e paparë në skenën muzikore sepse e kemi paraqit korin tërësisht me lëvizje koreografike momente të papritura edhe unë vet jam involvu si dirigjent… Ky vend ka nevojë me e shpreh artin ndryshe” – thotë ai.