Policia e Shtetit, Foto: Facebook

Interpoli ekstradon nga Franca në Shqipëri të dënuarin për vrasje

Bashkëpunimi mes Interpolit të Tiranës dhe atij të Parisit ka rezultuar me ekstradimin e një të dënuari me 25 vite burgim për vrasje me paramendim.

Nga Franca drejt Shqipërisë është ekstraduar Bledar Mneri, 43-vjecar, i dënuar për vrasjen e shtetasit V.V. në vitin 2016, në fshatin Priskë të Tiranës.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”” – njofton Policia e Shtetit të Shqipërisë.

I dënuari i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.