Foto: Komuna e Prishtines, Facebook

Interesim i vogël i qytetarëve për aplikacionin këshillues "E-shëndetësia"

Nga fillimi i këtij muaji, komuna e Prishtinës ka nisur të ofrojë shërbime të këshillimit virtual përmes aplikacionit “e-shëndetësia”, ku jepen këshilla falas, përmes platformave Viber dhe Whatsapp.

Drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, për KALLXO.com tha se aplikacioni po shkon mirë, kurse interesimi është ende i vogël.

“E-shëndetësia ka filluar së aplikuari dhe po shkon mirë, interesimi i qytetarëve është i vogël fillimisht, mirëpo po funksionon”, ka thënë Gashi.

Aplikacioni ka si qëllim që të shmang kontaktet e shumta të qytetarëve me mjekët dhe të komunikohet online për konsulta.

Ky projekt është i pari në rajon i këtij lloji, i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në QKMF-në e Prishtinës lansohet projekti “E-Shëndetësia”