Ilustrim - Logot e partive politike kosovare

Instituti Riinvest: Sondazhin në ‘RTV Dukagjini’ nuk e kemi bërë ne por Kolegji Riinvest

Përmes një njoftimi, Instituti Riinvest ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar në RTV Dukagjini, për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se është ngatërruar me Kolegjin Riinvest.

“Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime”, thuhet në njoftim.

Instituti Riinvest ka bërë të ditur se këto janë entitete të ndryshme dhe të pavarura, kurse Instituti Riinvest është një organizatë jo-qeveritare që është themeluar në vitin 1995.

Mbrëmë në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit është prezantuar sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Sondazhi e rendit Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 54.1 për qind, pasuar nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera.

Sondazhi në RTV Dukagjini, kjo është renditja e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit