Instituti njofton se kur pritet të ketë rritje të temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thekson IHMK-ja.

Instituti ka shtuar se nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.