Simptomat e lisë së majmunëve. Foto: REL

Instituti i Shëndetit Publik planifikon blerjen e 1,000 testeve për linë e majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të blejë teste për identifikimin e virusit të lisë së majmunëve, në vlerë prej 6 mijë e 132 euro.

Ky institucion tashmë i ka dhënë kontratën “Furnizim me RT PCR teste për detektimin e virusit të lisë së majmunit” kompanisë “Interlab”.

Me këto para, IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen 1 mijë teste.

Në Kosovë, të shtunën janë ngritur dyshime për një rast të mundshëm me linë e majmunëve në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare mostra e marrë nga qytetari i dyshuar me këtë virus është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon rastin e dyshimtë me linë e majmunëve